lila
epsi-Cola ose më shumë njohur si Pepsi, është një pije e butë, jo alkoolike që prodhohet nga kompania PepsiCo. Është një ndër pijet më të konsumuara në botë kështu që shitet gjithkah në botë. Kjo pije për herë të parë u prodhua në vitet e 90-ta të shekullit XIX nga farmacisti Caleb Bradham. marka u paraqit në tregun e përgjithshëm më 16 qershor të vitit 1903.
Që nga koha e paraqitjes së parë të Pepsit në treg kanë dalur variacione të shumta të Pepsit duke përfshirë llojet e njohura si Diet Pepsi, Pepsi Max, Pepsi Samba, Pepsi Blue, Pepsi Gold, Pepsi Jazz dhe Pepsi Next (prodhuar për tregun japonez).
Pepsi-Cola për herë të parë u prodhua nëNew Bern, North Carolina në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fillim të viteve 1890-të nga farmacisti Caleb Bradham.
Mbi emrin Pepsi-Cola në faqen oficiale të Pepsit ka dy versione të cilat paraqiten rreth asaj se si Cabel Bradham vendosi të e marr këtë emër të kësaj pije:
- Caleb Bradham ka blerë emrin "Pep Kola" nga konkurrenti lokal dhe e ka ndërruar në Pepsi-Cola.
- "Pepsi-Cola" është një anagram nga "Episcopal" - një kishë e madhe rrethu rrugës përballë barnatores së Calbel Bradhamit.
Një teori tjetër është se Caleb Bradham dhe konsumuesit e tijë kanë parë se emri tingëllon mirë ose fakti se në përbërje ka pasur një lloj të "peps"-it sepse është pije e karbonuar për këtë arsye dhe ia dhanë emrin "Pepsi".
Në vitin 1923, Pepsico bankrotoi për shkak të çmimit të lartë të sheqerit si rezultat i Luftës së Parë Botërore kështu që të gjitha mjetet u shitën dhe Roy C. Megargel e bleu
kompaninë.[1] Tetë vite më vonë kompania bankrotoi përsëri duke rezultuar në reformimin e formulas së bazës së Pepsit.
Në vitin 1964, Diet Pepsi ishte pija e parë dietetike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Marketingu[redakto | redakto tekstin burimor]lila